Një tronditje e madhe për futbollin botëror, Spanja mundi lehtësisht ekipin që mendohej të ishte i pathyeshëm dhe konsiderohej si favoriti për të fituar Botërorin. Por çfarë ndodhi dhe si u bë i mundur ky skenar? Sigurisht, një fitore e Spanjës, nuk mund të jetë kurrë befasi, por mënyra sesi erdhi kjo fitore, po. Mesfusha e Spanjës ishte padyshim çelësi i suksesit të kësaj fitore befasuese. Ajo që bëri Spanja ishin pasimet e shumta dhe grumbullimi i lojtarëve në zona të ngushta, që sollën corientimin dhe lodhjen e francezëve.
Pavarësisht presingut të tyre të lartë, në Spanjë janë mësuar me një stërvitje ndryshe. Ata stërviten në zona shumë të vogla, me qëllimin për të përballuar presione të tilla dhe kur shkojnë në ndeshje zyrtare, kanë fare të lehtë menaxhimin e situatës. E gjitha kjo solli largimin nga skena të gjithë yjeve të Francës që e kishin të pamundur që të reagonin dhe të bënin dicka pa pasur topin në këmbë. Franca kishte yjet, por Spanja kishte topin, kaq e thjeshtë.
Dhe në rastin e golit të dytë shpjegohet e gjitha. Lojtarët e Spanjës nisin me pasimet e shumta në zonën e tyre dhe presingu me 7 lojtarë i francezëve nuk sjell asgjë. Në një moment, lojtari i Francës, Kone, ishte tërësisht i lodhur, duke mos lëvizur më nga fusha për ta bërë të lehtë që spanjollët të dilnin menjëherë përpara. Dhe më pas vijmë në momentin kur Porro jep një pasim fare të thjeshtë te Olmo, që nga ana tjetër e pason sërish për te Porro, duke gjetur kështu golin e dytë. /Sport Ekspres/