Bajerni i Mynihut i ofron kontratë lojtarit shqiptar, Kompani e sheh pjesë të projektit

Arijon Ibrahimoviçi ka marrë një lajm mjaft pozitiv për karrierën e tij. Pas një bisede me Vinsent Kompaninë, lojtari shqiptar po mendon zgjatjen e kontratës me klubin bavarez. Sipas “Transfermarkt” -it, Kompani e sheh si pjesë të projektit dhe i ka ofruar një kontratë të re deri në vitin 2028.

Nëse do të pranojë në shkrimin e saj, atëherë Ibrahimoviçi do të ketë rolin e tij në skuadër. Në të kundërt, klubi do të detyrohet ta shesë, pasi kontrata e tij përfundon vitin e ardhshëm. Drejtuesit kanë vendosur të mos e huazojnë më mesfushorin shqiptar, por t’i japin një mundësi për të treguar veten në ekipin e parë të Bajernit të Mynihut./Sport Ekspres/