Norvegjia po shkruan historinë. Nordikët arritën të eleminonin Bregun e Fildishtë. duke u kualifikuar kështu në 1/16-at e Kupës së Botës. Tashmë kundërshtari i radhës është Brazili i Ançelotit. Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fjalimi i trajnerit të Norvegjisë në dhomën e zhveshjes. Solbakeni u ka thënë lojtarëve pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë se kanë ndryshuar historinë e kombit të tyre. Në fund ai e mbyll me një mesazh për Ançelotin, të cilin e sfidon për duelin e radhës.
“Djema, ju nuk po ndryshoni vetëm historinë e futbollit norvegjez, por edhe historinë e Norvegjisë në përgjithësi. Kjo është diçka kaq madhore. Nuk ka për të ndodhur kurrë. Tani do të kualifikohemi radhazi. Gjithë ajo që po ndodh në shtëpi, ajo që po ndjeni ju dhe që po ndjej edhe unë këtu, nuk do të kthehet përsëri. Kjo falë jush. Ia dolët që njerëzit t? dehen p?r 14 ditë rresht në Norvegji dhe askush të mos i shohë çuditshëm. Diçka që e krijuat ju. Sot shijoni gjithçka. Dhe prisni, Karlo Ançeloti, po vijmë për ty”, ka thënë Stale Solbakeni./Sport Ekspres/