Komo është një histori e bukur suksesi e futbollit italian. Nga një ekip që dikur ëndërronte ngjitjen në Serinë A, sot, nën drejtimin e Çesk Fabregasit, ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Pjesë e këtij suksesi është edhe Mërgim Vojvoda.
Lojtari shqiptar ka zhvilluar sezone pozitive me fanellën e Komos, duke tërhequr vëmendje në Serinë A. Sipas “Sky Sport”, Vojvoda është një nga objektivat e Venecias për merkaton e verës. Klubi italian ka siguruar ngjitjen në Serinë A dhe ka piketuar 5 futbollistë për të ndërtuar një ekip konkurues në elitën e futbollit të Italisë./Sport Ekspres/