Florentino Perez ka tërhequr vëmendje të madhe me deklaratën e dhënë për “Horizonte”. Presidenti i Realit të Madridit ka zbuluar se të martën do të paraqesë ofertën më të lartë në historinë e klubit. Ai ka thënë se do të ofrojë 150 milionë euro për një lojtar të nivelit të Ronaldos dhe të Kakasë. Perezi nuk ka zbuluar emër, por ka dhënë disa të dhëna. Presidenti i Realit të Madridit ka përjashtuar emra si Kejni, Halandi, Doku, apo Olize. Nga ana tjetër ai ka zbuluar se bëhet fjalë për një lojtar të ri të një klubi që luan në Ligën e Kampionëve dhe që ka rolin e mesfushorit ose sulmuesit.
“Do të dërgoj një ofertë prej 150 milionë eurosh të martën për një lojtar të nivelit të lartë nga një ekip i Ligës së Kampionëve. Oferta do të jetë për një lojtar të nivelit të Cristiano Ronaldos ose Kakasë. Ai është një galaktik. Do të jetë oferta më e lartë në historinë e Real Madridit, por ai është një lojtar i madh”, ka thënë Florentino Perezi./Sport Ekspres/