Me Anxheloxin e larguar, Pietro Akardi pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Kaljarit. Ish-lojtari italian është pranë arritjes së marrëveshjes me klubin nga Sardenja. Sipas “Tuttomercatoweb”-it, blerja e tij e parë pritet të jetë Stiven Shpendi.
Sulmuesi shqiptar ka spikatur me fanellën e Empolit në Serinë B në këtë sezon, të cilin e përfundoi me 15 gola të shënuar. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet një marrëveshje mes palëve në mënyrë që Shpendi të jetë pjesë e Kaljarit në Serinë A në sezonin e ri./Sport Ekspres/