Marash Kumbulla nuk do të jetë pjesë e Majorkës në sezonin e ardhshëm. Klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e mbrojtësit shqiptar. Sipas marrëveshjes, Majorka duhet të shpenzonte 6 milionë euro plus 2 milionë të tjera bonuse për të blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e lojtarit.
Por një shifër e tillë është dukur e lartë për klubin ishullor. Rënia nga kategoria dhe dëmtimi i pësuar në sezonin e shkuar shtynë Majorkën të heqë dorë nga Marash Kumbulla. Kështu, mbrojtësi shqiptar do të kthehet sërish te Roma pas këtij huazimi në La Liga. Mbetet për t’u parë nëse shtatlarti kuqezi do të jetë pjesë e projektit të Romës, apo do të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër./Sport Ekspres/