Julian Alvarezi ka qenë kryefjala e tregut të transferimeve së fundmi. Në media është përfolur për një kalim të tij te Barcelona dhe se vetë lojtari dëshiron të largohet nga Atletiko e Madridit. Por klubi madrilen ka reaguar publikisht mbi këto lajme, të cilat i cilëson si të pavërteta. Atletiko e Madridit është përgjigjur në mënyrë ironike përmes postimeve në llogarinë zyrtare në “Twitter”. Klubi bardhekuq ka lajmëruar me ironi blerjen e Lamin Jamalit, si një për të treguar me ironi se lajmet që kanë dalë së fundmi janë të pavërteta.
“Kemi dërguar një faks te FC Barcelona me ofertën tonë të transferimit: 4 bileta për koncertin e nesërm të Bad Bunny-t, një abonim vjetor në “ABC” dhe një qese me fara luledielli. Presim me padurim përgjigjen për të përgatitur ‘njoftimin'”, ka shkruajtur klubi Atletiko Madrid./Sport Ekspres/