Zhoze Murinjo ishte i pranishëm në Berlin për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Gjermanisë. Sipas “Marca”-s, Olizeja ishte arsyeja e pranisë së portugezit në stadium. Murinjo do të marrë drejtimin e Real Madridit dhe dëshiron të veshë me fanellën e bardhë edhe yllin e Bajernit. Por Presidenti i Nderit të klubit bavarez e ka bërë të qartë se Olizeja nuk është në shitje dhe nuk do të lëvizë nga Mynihu.
“Ai mund ta shikojë Olizenë edhe me 5 sy nëse dëshiron, por kjo nuk do të bëjë asnjë të mirë. Ai do të qëndrojë këtu, nuk është në shitje. Murinjo mund t’ja kishte kursyer vetes udhëtimin nga Madridi”, është shprehur Uli Hënes./Sport Ekspres/