“Është shumë herët për ta thirrur në Botëror”! Rasti i rrallë që çudit botën, kur babai i kërkon trajnerit të mos e thërrasë djalin në Kombëtare

Rasti i rrallë i Louey Ben Farhatit ka çuditur botën e futbollit. Talenti 19-vjeçar ka marrë ftesën për të përfaqësuar Tunizinë në Kupën e Botës 2026, por… e ka refuzuar. Nëse për çdo futbollist Botërori është një ëndërr që ndoshta mund të vijë një herë në jetë, për lojtarin e Karlsruherit nuk është ky rasti.

Trajneri i Kombëtares tuniziane ka shpjeguar në konferencë për shtyp për mediat se ka marrë një telefonatë nga babai i futbollistit. Lamouchi deklaroi se babai i 19-vjeçit i tha se ishte mjaft herët për ta thirrur djalin e tij në një turne madhor si Kupa e Botës. Ndërkohë, trajneri zbuloi se është përpjekur të kontaktojë me të Louey-n, por ky i fundit nuk i është përgjigjur në telefon.

“Mora një telefonatë nga babai i tij këtë mëngjes. Ai më tha se ishte shumë herët për ta thirrur dhe se ai refuzoi të luante në Kupën e Botës. Pak më vonë, e telefonova Louey-n dhe ai nuk u përgjigj. Është mungesë respekti “, ka deklaruar Sabri Lamouchi./Sport Ekspres/