Tare drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë duan ta zëvendësojnë me një tjetër shqiptar

Milani pritet të ndryshojë sërish në verën e ardhshme. Igli Tare përflitet si një nga personat që mund të ndajë rrugët me klubin kuqezi në fund të këtij sezoni. Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit po shohin për alternativa të tjera për sa i përket rolit të drejtorit sportiv.

“Sky Sport” raporton se në radarët e kuqezinjve është një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Viktor Bezhanin. Ky i fundit vazhdon karrierën e tij në Francë, aty ku mban postin e drejtorit sportive të Tuluzës. Profili i tij pëlqehet nga kupola drejtuese e Milanit, e cila synon ta bëjë pjesë të projektit për sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/