Mbrëmjen e sotme është luajtur përballja e parë e “final four”-it. Vllaznia është përballur me Dinamon në “Air Albania”, ndeshje të cilën e ka humbur me shifrat 0-2. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ka folur për blutë e kryeqytetit.
Dalja e Bajramit me karton të kuq në minutën e 69 e lehtësoi edhe më tepër punën për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Malomo shënoi golin e epërsisë në minutën e 77 të takimit, ndërsa më pas ishte Xhejmsi ai që vulosi rezultatin përfundimtar në 0-2. Me këtë fitore Dinamoja mban ndezur shpresat për titullin kampion, teksa tashmë shkon në kuotën e 27 pikëve. Ndërkaq, Vllaznia mbetet në krye e 31 pikë./Sport Ekspres/