Alvaro Arbeloa ka qenë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës me Barcelonën. Sigurisht që trajneri i Realit të Madridit nuk mund t’i shpëtonte interesit të gazetarëve rreth përplasjes fizike që ndodhi mes Valverdes dhe Çuamenit. Kreu i pankinës ka deklaruar se situata të tilla duhet të mbeten brenda dhomës së zhveshjes dhe të mos bëhen publike në media. Ai ka rrëfyer gjithashtu ngjarje më të rënda, por që nuk kanë dalë në dritë për opinionin publik.
“Kisha një shok skuadre që goditi një tjetër me një shkop golfi. Për mua, gjëja më e rëndësishme është që ajo që ndodh në dhomën e zhveshjes të mbetet në dhomën e zhveshjes. Incidenti ishte thjesht fat i keq dhe duhet ta lëmë të kalojë”, ka thënë Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/