Arsenali dhe Atletikoja e Madridit do të përballen mbrëmjen e nesërme në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Klubi spanjoll ka ndërruar hotelin në momentin e fundit dhe në media ka nisur të përflitet për supersticion, duke qenë se herën e fundit që qendruan në atë hotel u mposhtën 4-0 nga Arsenali. Por Diego Simeone ka shkaktuar të qeshura në konferencë për shtyp, teksa i ka thënë gazetarëve se thjesht kanë gjetur një hotel më të lirë dhe nuk ka të bëjë aspak me supersticionin.
“A e ndryshuam hotelin për supersticion? Jo, ky ishte më lirë (qesh). Shpresoj që hierarkia e lojtarëve ta rrisë performancën e ekipit. Ne kemi shumë besim në atë që bëjmë. Jemi të bindur dhe të sigurt për atë që duam në lidhje me ndeshjen. A jam i shqetësuar për arbitrimin mbrëmjen e nesërme? Jo”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/