“Asnjë nuk e besoi këtë që arritëm”! Trajneri i Partizanit reagon pas largimit: Kishte shumë mllëf ndaj emrit tim

Oltijon Kërnaja nuk është më trajneri i Partizanit. Pavarësisht arritjeve të tij tek të kuqtë, menjëherë pas rezultateve jo të mira në kohët e fundit, klubi nuk ngurroi që të vendoste për ndarjen e rrugëve. I menjëhershëm ishte reagimi i vetë trajnerit në rrjetet sociale, i cili tregon të gjitha arritjet e tij gjatë kësaj kohe te Partizanit, ndërsa nga ana tjetër edhe mllëfin e hedhur kundrejt tij në këto kohë.

“E gjitha nisi me një postim të thjesht, një klub i madh si ishte në vështirësi, vetëm 1 gol i shënuar në fund të renditjes dhe papritur Presidenti Gaz Demi i beson një djali të ri, shumë kritika, shumë mllef ndaj emrit, por me punë dhe përkushtim të gjithë me radhë, nga punëtori më i thjeshtë deri tek futbollisti më i fundit, sigurisht duke përfshirë dhe stafin arritëm të kthejmë Partizanin në luftë për Final 4

Asnjë se besonte, por realiteti ky ësht, Partizani është në vend të 4-të dhe në luftë për Europë!

Faleminderit president për besimin e një emri kaq të madh.

Faleminderit tifozave Guerrilsa që gjithmonë më mbështetët.

Faleminderit çunave që vrapuan pafund për të arritur rezultate që asnjë s’i besonte.

Faleminderit gjithë stafit për përkushtimin me orë të tëra pranë ekipit!

Krenar për atë që kemi dhënë në fushë!

#pmtp

I juaji Olt Kërnaja! Mirë u takofshim” /Sport Ekspres/