Atalanta është eleminuar mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Italisë. Bergamaskët janë eleminuar nga Lacio, e cila do të përballet me Interin në finale më 13 maj. Titullar në këtë gjysmëfinale ishte edhe Berat Gjimshiti.
Ky i fundit shkëlqeu në fushën e lojës. Mbrojtësi i Atalantës është vlerësuar me notën 7.8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka përfshirë kapitenin e Kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë./Sport Ekspres/
