Aurelio De Laurentisi njihet për karakterin e tij të veçantë dhe pa filtra. Presidenti i Napolit ka folur hapur për “TMW Radio”-n sa i përket gjendjes në të cilën ndodhet futbolli italian. Ai ka thënë se nuk ka reshtur së thëni që prej vitit 2004 se sistemi i futbollit në Itali duhej rindërtuar, por të gjithë mendinin vetëm për postet e tyre drejtuese dhe jo për të ardhmen.
“Tani po presim Malagon, duke shpresuar që idetë e tij të përputhen me tonat. Futbolli në Itali me të vërtetë duhet të rindërtohet. Ata mendojnë se jam vizionar, por unë erdha nga bota e kinemasë në vitin 2004, dhe që nga viti 2004 i kam bezdisur, duke thënë se gjithçka është e vjetëruar, se fëmijët nuk do t’i shikojnë më ndeshjet… Por askush nuk të dëgjon, sepse të gjithë mendojnë vetëm të mbajnë vendin e tyre të ngjitur pas b**ës”, ka deklaruar Aurelio De Laurentisi./Sport Ekspres/