“Arsenali është ende në krye”, Guardiola nuk bën festë pasi mposht “topçinjtë”: Kjo ndeshja thjesht na mban gjallë

Manchester City ka marrë fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni. “Qytetarët” mposhtën Arsenalin me shifrat 2-1 dhe tashmë diferenca mes tyre shkon vetëm 3 pikë. Gjithashtu City ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Megjithatë, Guardiola zgjedh të qendrojë me këmbë në tokë. Trajneri katalanas ka thënë për mediat pas ndeshjes se Kjo ndeshje thjesht i jep shpresë, por në krye të tabelës së renditjes vazhdon të qendrojë Arsenali.

“Jemi gjallë. A po e shijoj? Nuk mendoj se është fjala e duhur. Shpresë. Kjo ndeshje na jep shpresë. Kaq është e gjitha. Po e shijojmë momentin, por… realiteti është: Cili është në krye të ligës? Nuk jemi ne. Sa i përket diferencës së golave, e cilit është më e mirë? Është e tyre. Hap pas hapi. Por, sigurisht, kemi shpresën se do t’i shtyjmë shanset tona për të luftuar deri në fund”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/