Armand Duka u paraqit sot ë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Ai iu përgjigj pyetje e të gazetarëve, nga të cilët nuk mund të mungonte interesi i madh për Kombëtaren. Sa i përket zërave për zgjedhje në mënyrë klienteliste nga Silvinjo, Duka i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. Kreu i FSHF-së ka thënë se pavarësisht këtyre akuzave, të gjithë të pranishmit në konferencë nuk d të ndryshonin as 5% të listës së Silvinjos.
“Shiko, këto janë gjëra që nuk ndodhin për herë të parë te ne. Janë diskutime që bëhen rëndom. Ne duhet të shohim vendimet, jo paragjykimet. Unë kam vlerësim pozitiv për trajnerin. E përjashtoj plotësisht akuzën për klientelizëm. Selektimet e tij kanë qenë subjektive. Unë mendoj se të gjithë që jemi këtu nuk do të ndryshojmë më shumë se 5% të të gjithë futbollistëve.
Do të luajmë dy ndeshje në qershor. Nuk i kemi mbyllur ende kontratat. Pothuajse kemi rënë dakord për të luajtur me Luksemburgun në Tiranë në datën 3 qershor. Jemi në diskutime me disa skuadra të tjera që mund të jenë Kili, Danimarka dhe disa ekipe të tjera. Italia? Jo, as nuk kemi biseduar me Italinë. Nuk kemi biseduar as për të pasur ndeshje miqësore me Kosoven”, ka thënë ndër të tjera Armand Duka./Sport Ekspres/