Miqësore me aromë Botërori, Duka zbulon rivalët e Shqipërisë në qershor

Armand Duka ishte sot i pranishëm në konferencën për shtyp ku foli sa i përket situatës së trajnerit te Shqipëria. Kreu i FSHF ka thënë se për Silvinjon është ende i hapur vazhdimi i bashkëpunimit, por do të pritet një përgjigje e fundit nga ana e trajnerit. Gjithashtu Duka la të hapur mundësinë për marrjen e një trajneri shqiptar duke kujtuar në të kaluarën se ia dha këtë post Besnik Hasit. Gjithashtu Duka ka komentuar edhe rival?t që Shqipëria do të ketë për miqësore në qershor, ku mes tyre mund të jetë edhe Kili.

“Miqësoret? Do të luajmë dy ndeshje në qershor. Pothuajse kemi rënë dakord për të luajtur me Luksemburgun në Tiranë në datën 3 qershor. Nuk e kemi firmosur akoma marrëveshjen me të. Jemi në diskutime me disa skuadra të tjera që mund të jenë Kili, Danimarka dhe disa ekipe të tjera. Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë”, tha Duka. /Sport Ekspres/