CIES ka publikuar së fundmi një listë me lojtarët më të mirë në 23 vjeç në 67 ligat më të forta në botë. Vlerësimi është bërë në bazë performancës në 8 zona të lojës, nivelit të ndeshjes, renditjes së klubit dhe rezultateve. Në vlerësim janë marrë lojtarët që kanë qenë aktivë në 6 muajt e fundit.
Në Serinë B vihet re prania e 3 lojtarëve shqiptarë. Në vendin e 7 gjendet Stiven Shpendi me vlerësimin 72.3. Pika e tij më e fortë është loja në ajër. Fill pas tij vjen vëllai binjak, Kristiani, me notën 72. Pika e tij më e fortë është finalizimi përpara portës.
Ndërkohë lista vazhdon me një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Luis Hasën. Lojtari i Karrarezes spikat për lojën një kundër një dhe ka vlerësimin 71.8./Sport Ekspres/