Sulmuesi i Kombëtares i bashkohet Shpendit në Itali: Si shqiptar, jam i lumtur për ecurinë e tij!

Xhakomo Vrioni është rikthyer në Itali. Pas përvojave në Austri dhe së fundmi në MLS, sulmuesi i Kombëtares ka vendosur të kthehet përsëri në vendin ku nisi karrierën e tij. Lojtari 27-vjeçar është bërë pjesë e Çezenës në Serinë B l, ku do të gjejë edhe bashkëkombasin e tij, Kristian Shpendin.

“Është e qartë që drejtori Fusko më kërkoi, ai më donte dhe kjo është një nga shumë arsyet përse unë jam këtu sot. E zgjodha Çezenën, sepse është skuadra që më donte më së shumti dhe ishte gjithashtu një zgjedhje edhe në nivelin personal. Nuk e mendova dy herë.

Partneriteti me Shpendin në sulm? Kam dëgjuar për të dy vëllezërit, duke qenë se ata janë shqiptarë. Kam qenë i kënaqur që ata po luanin mirë, sidomos për Kristianin, i cili fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë dy vite më parë. Gëzohem që shoh një djalë të lindur dhe të rritur këtu, me prindër që kanë ardhur për një të ardhme më të mirë, ashtu ai të mitë”, ka thënë Xhakomo Vrioni./Sport Ekspres/