Ernest Muçi është duke kaluar padyshim formën e jetës te Trabzonspori. Pas një periudhe e gjitha për t’u harruar te Beshiktashi, futbollisti shqiptar është kthyer te Trabzonspori për të dhënë më të mirën e tij. Shqiptari ka shënuar sot golin e parë për vitin 2026 në përballjen e Kupës kundër Instabulsporit. Teksa rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, në minutën e 41, Muçi realizoi golin e barazimit.
Më pas në minutën e 57, Muçi dhuroi një asist për Batagov, duke sjellë kështu edhe golin e dytë. Trajneri kishte përgatitur zëvendësimin e lojtarit të Kombëtares pasi ky i fundit e kreu punën e tij, duke bërë gati një lojtar tjetër. Por Muçi nuk e kishte thënë ende fjalën e tij dhe në minutën e 61 tregoi se çfarë është i aftë të bëj.
Ishte goli i dytë për Muçin në vitin 2026 dhe goli i parë i vërtet Alla Muçi. Futbollisti shqiptar lëshoi një predhë nga distanca, me topin që mori një kënd të çuditshëm duke e rritur akoma më shumë fuqinë në momentin e tij final, kur shkonte në rrjetë dhe njëkohësisht duke ndryshuar tërësisht drejtimin në fund.
Një gjuajtje që nuk mund të evitohej jo vetëm nga portieri i Instabulspor, por edhe sikur të tre portierët e Instabulspor të ishin në ato momente në portë, nuk mund ta nxirrnin dot atë top nga rrjeta. Një festë legjitime për Ernest Muçin, por edhe për stafin teknik që panë të gjitha aftësitë e djaloshit shqiptar të nxjerra sërish në pah në një moment të vetëm.
Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë komentet e para pas këtij super goli dhe super performance të Mucit. Trabzonspori fitoi në shifrat 1-6, por tre gola janë prodhuar nga këmbët e shqiptarit përpara se ai të dilte nga fusha e lojës në minutën e 64. Tifozët e Trabzonspor kanë nisur të qeshin me ata të Beshiktashit sesi nuk e vlerësuan këtë futbollist, ndërsa disa tifozë të Beshiktashit shfrynin me drejtuesit sesi e lejuan Ernest Mucin që të largohej nga ekipi. /Sport Ekspres/