Vllaznia ndal hovin e kampionëve të Superiores dhe nis me fitore vitin, Elbasani dhe Flamurtari ndajnë pikën

“Abissnet Superiore” ka ngritur siparin për vitin kalendarik 2026. Vllaznia e ka nisur me fitore këtë vit. Shkodranët kanë ndalur hovin e Egnatias, kampiones në fuqi të kampionatit. Vllaznia ka fituar me shifrat 1-0, ndërsa takimi u vendos në minutën e 27 nga goli i Sherif Kallakut.

Në krahun tjetër, Elbasani dhe Flamurtari janë ndarë në barazim 1-1. Verdheblutë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Dialosë, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 73-të. Por vetëm 7 minuta më vonë Oshafi barazoi sërish rezultatin.

Ditën e nesërme do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 19 të kampionatit. Partizani pret Vorën në orën 13:30, ndërsa Teuta përballet me Dinamon në orën 17:00./Sport Ekspres/