Milani ka humbur rrugën e titullit kampion! Kuqezinjtë barazuan në transfertë ndaj Fiorentinës në shifrat 1-1, por duhet ta quajnë veten me fat, pasi ky takim mund të përfundonte edhe me fitoren e vendasve. Fiorentina endej mes vendit të fundit të Serisë A, ndërsa me pikën e marrë, mund të qëndrojë pak më qetë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Comuzzo shënoi golin e parë në të 66. Kur pritej mbyllja e takimit, Nkuku realizoi për 1-1, ndërsa në minutën e fundit, Fiorentina kishte dy shanse të arta shënimi, por njëherë u ndal nga traversa dhe njëherë nga portieri Maignan. Nëse Interi fiton kundër Napolit, atëherë diferenca me vendin e parë do të shkonte në pesë pikë për Milanin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/