Vetëm 10 gola larg rekordit të Etosë, Vedat Muriqi luan për të shkruajtur historinë te Majorka

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Majorka ka rezultuar zgjedhja më e mirë në karrierën e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar është kthyer në njeriun gol te skuadra spanjolle. Përpos garës për golashënues në kampionat, shtatlarti nga Kosova luan për të shkruajtur historinë.

Vetëm 10 gola e ndajnë nga lavdia në Majorka. Në rast se Muriqi do të shënonte 10 gola në kampionat, atëherë do të barazonte rekordin e Samuel Etosë, i cili numëron 54 gola të shënuar në La Liga. Një rekord më se i arritshëm për Muriqin, duke marrë në konsideratë ritmin e lartë të golave që po shënon./Sport Ekspres/