“Ismajli luajti mirë”, presidenti i Torinos: Kemi disa vendime për të marrë në merkato, po punojmë fort me drejtorin sportiv

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristjan Asllani u ul në stol për ndeshjen e dytë radhazi. Largimi i tij është nënkuptuar edhe nga presidenti i Torinos. Pas humbjes kundër Torinos, Urbano Kairo u shpreh se në ditët e ardhshme do të marrin disa vendime për tregun e transferimeve dhe se drejtori i ri sportiv po punon shumë pista njëkohësisht. Ndërkohë Kairo ka vlerësuar paraqitjen e kryer nga Ismajli përballë Udinezes.

“Me hapjen e dritares së transferimeve, kemi disa vendime për të marrë dhe do t’i marrim në ditët e ardhshme. Abuklali luajti mirë, po ashtu edhe Ismajli. Jemi pak të zhgënjyer për një ndeshje që lehtësisht mund të dilte barazim.

Tregu i transferimeve? Po punojmë fort. Petraki është shumë aktiv, po merret me shumë alternativa njëkohësisht. Është e parakohshme të themi sot se çfarë do të bëjmë, por po punojmë me shpejtësi dhe shpresoj që të mbarojmë së shpejti. Ky është qëllimi”, është shprehur Urbano Kairo./Sport Ekspres/