E papritur/ Ishte njeriu që e donte më shumë, tani edhe trajneri i Torinos e lëshon Kristjan Asllanin, fjalë të rënda për mesfushorin shqiptar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristjan Asllani është tema e momentit te Torino. Asllani erdhi si një prurje e madhe e këtij klubi dhe me një prezantim spektakolar, pasi po vinte nga Interi me pritshmëri të mëdha. Arsyeja se pse ky lojtar firmosi me Torinon ishte pikërisht presidenti i ekipit dhe trajneri Baroni që besonte shumë në cilësitë e mesfushorit tonë.

Por në javën e fundit te Torino është ndërruar drejtori sportiv dhe një nga vendimet e tij të para ishte kthimi para kohe i Asllanit te Interi. Sipas tij, Asllani nuk luan dot në skemën 3-5-2 që përdor Torino dhe ka përdorur edhe Interi më para. Ndërkohë edhe trajneri Baroni duket se i ka pëlqyer ideja që Asllani të largohet nga ekipi dhe ka ndryshuar mendim për lojtarin tonë. Gjatë ndeshjes Verona-Torino, Asllani nuk është aktivizuar për asnjë moment të ndeshjes. I pyetur në lidhje me këtë temë, Baroni la të nënkuptohet se Asllani nuk stërvitet siç duhet dhe i mungon dëshira dhe grinta.

“Nuk dua të përmend emra, por është e qartë, sot kam dërguar një mesazh. Lojtarët që do të luajnë dhe që luajtën sot janë ata lojtarë që kanë punuar më shumë në stërvitje, që kanë dhënë gjithcka nga vetja, që kanë dëshirë të përmirësojnë gjëra nga vetja e tyre dhe ata lojtarë që mendojnë për ekipin. Ne na duhen lojtarë të tillë”, tha Baroni. /Sport Ekspres/