Jasir Asani e dërgoi Shqipërinë në Europian dhe Julian Shehu ishte një nga më të rëndësishmit e ekipit të Silvinjos që na dërgoi në Play Off-in e Botërorit. Të dy prodhime të futbollit shqiptar, të Superiores dhe Ditmar Bicaj i ftuar në emisionin Koha Shtesë kishte një tjetër bast. Ai shprehet se Lorenzo Vila do të ishte fantastik te Shqipëria pasi sipas trajnerit, lojtari i Dinamos ka treguar edhe një nivel të lartë atletik në ndeshjet e Europës.
“Unë kam qenë fanatik i prodhimit shqiptar, mendoj se 2-3 lojtar që janë më të spikaturit e Superiores janë të denjë për Kombëtaren. Për Jasir Asanin ishim skeptik, por ja ku ishte me perlat e tij na dërgoi në Europian. Pastaj është Julian Shehu, duhet t’i themi bravo edhe Silvinjos ishte basti i tij dhe i fituar. Për mua janë dy lojtarë sot në Superiore që i shërbejnë Kombëtares. Dua të them vetëm njërin tani, është Lorenzo Vila, një lojtar që atletikisht e kam parë edhe në Europë, ishte në nivel jashtëzakonisht shumë të lartë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/