Puna fantastike e Igli Tares te Milani, Atalanta mund të shpall sot kuqezinjtë si kampion dimri

Milani ka arritur të fitojë sot kundër Veronës në shifrat 3-0. Goli i Pulisic dhe dopieta e Nkukut vendosi për fitoren e kuqezinjëve me tre pikët që vlejnë shumë për të marrë vendin e parë në klasifikim.

Tashmë ekipi i drejtuar nga Allegri mban vendin e parë me 35 pikë, i ndjekur nga Napoli me 34 pikë. Por ndeshja mes Atalantës dhe Interit do të vendos përfundimisht se kush do të shpallet kampion dimri në Serinë A. Nëse fiton Interi, atëherë do të shpallen zikaltërit, në të kundërt, çdo rezultat tjetër shpall Milanin. Një meritë e madhe i takon padyshim edhe Igli Tares pasi në nisje të këtij sezoni askush nuk e priste Milanin që të shkonte kaq lart. /Sport Ekspres/