Arbër Hoxha ishte pranë kalimit në radhët e Hull Sitit. Ish-trajneri i tij e kërkoi me ngulm, por në fund transferimi nuk u arrit. Sergej Jakiroviçi ka zbuluar më shumë detaje për këtë përpjekje transferimi. Në një intervistë për “Germanijak”, trajneri boshnjak ka vlerësuar maksimalisht cilësitë futbollistike të Arbër Hoxhës, por mbi të gjitha edhe karakterin e tij. Më tej Jakiroviçi është shprehur se nuk do të habitej nëse Arbër Hoxha do të udhëhiqte Shqipërinë drejt Kupës së Botës 2026.
“Nuk është sekret që doja Arbrin dhe që kishte shumë interes rreth tij për të ardhur në Angli. Gjithsesi ai nuk ishte zgjedhje e parë te Dinamoja në verë dhe u përfolën disa klube. Më pas ajo embargo fatkeqe na goditi. Hoxha luftoi për vendin e tij dhe të gjithë janë shkëlqyeshëm. Përndryshe, ai ka një karakter të shkëlqyer dhe është një djalë fisnik. Për këtë arsye, shtuar cilësive të tij futbollistike që po dalin në pah gjithnjë e më shumë, unë këmbëngula aq shumë për transferimin e tij.
Ai mund të luajë në ligat e mëdha dhe gjithashtu është duke prirë ekipin e tij kombëtar. Sinqerisht, nuk do të befasohesha nëse do ta dërgonte Shqipërinë në Kupën e Botës në Amerikë, sepse kanë një short të favorshëm në play-off”, ka deklaruar Sergej Jakirovoçi./Sport Ekspres/