Egnatia është matematikisht kampione e dimrit. Rrogozhinasit kanë fituar me rezultatin minimal 0-1 në Durrës përballë Teutës. Ndeshja u vendos nga Selmani, i cili e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 61-të. Me fitoren e sotme, Egnatia shkon në kuotën e 37 pikëve në 18 javë kampionat.
Ndërkohë në krahun tjetër Dinamoja ka përmbysur Partizanin në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi falë golit të shënuar nga Toma në minutën e 44-t. Por Dinamoja përmbysi shifrat në pjesën e dytë të lojës. Bregu ktheu baraspeshën me një supergol në minutën e 48, ndërsa Guiondoja në minutën e 73-të dhe autogoli i Bytyçit në minutën e 91-të vulosën shifrat në 1-3 për Dinamon./Sport Ekspres/