“Këtu është jetë shumë ndryshe se në Chelsea”, Broja rrëfen përshtatjen e tij te Burnley: Ishte e vështirë, por e kam shijuar

Armando Broja duket se është në rrugën e duhur për t’u kthyer në formën e dikurshme. Sulmuesi shqiptar po merr së fundmi minutat e nevojshme, ndërsa në ndeshjen e fundit në Premier League arriti edhe të shënonte. Klubi Burnley ka shpërndarë një video në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ku Broja rrëfen se si po shkon përshtatja e tij në një ekip dhe qytet të ri. Lojtari i Kombëtares është shprehur se në Burnley jeta është shumë më ndryshe se sa te Chelsea.

“Ia kam kaluar mirë deri tani. Ka qenë e vështirë, por ia kam kaluar mirë. E kam shijuar. Është shumë ndryshe nga jeta në Chelsea, por po e shijoj këtu në veri. Më pëlqen, është diçka ndryshe. Mendoj se njerëzit këtu janë më të këndshëm. E mendoj këtë sepse njerëzit këtu janë më miqësorë. Është më e lehtë për të folur, më e lehtë për të dalë me të gjithë. Të gjithë janë shumë të mirë. Edhe kur del jashtë, kur ulesh në kafene, të gjithë janë shumë të mirë”, ka thënë Armando Broja./Sport Ekspres/