“Kampionati shihet në fund, jo në javët e para”, lojtari i Egnatias: Jemi kampionë në dy vitet e fundit, i ushtrojmë presion vetvetes

Arbenit Xhemajli është pjesë e panelit të emisionit “Skaner” në “MCN TV”. Lojtari i Engatias ka komentuar ecurinë e deritanishme të skuadrës së tij. Rezultatet jo pozitive në javët e para të kampionatit nuk janë aspak shqetësuese për të. Xhemajli është shprehur se kampionati shihet në fund dhe jo në nisje të tij, teksa nënvijëzon faktin se edhe në sezonet e shkuara fillimi ka qenë i tillë për rrogozhinasit, por në fund janë kurorëzuar kampionë.

“Kampionati nuk shihet në ndeshjet e para, por shihet në fund. Kështu e kemi bërë edhe në vitet e fundit dhe jemi shpallur kampionë. A kemi presion për rezultatin? E vëmë në presion vetë vetveten. Jemi shpallur kampionë në dy vitet e fundit dhe duam të shpallemi kampionë. Kështu që e vëmë në presion vetë veten. Por nga presidenti, nga tifozët, apo nga qyteti nuk kemi presion ashtu siç mund të ketë Tirana, Partizani, Vllaznia, Elbasani”, ka thënë Arbenit Xhemajli./Sport Ekspres/