Egnatia – Dinamo City në statistika/ Më 28 dhjetor luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, ndeshja e 31-të në histori mes dy skuadrave

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo City.

Dy ekipet do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit. Egnatia dhe Dinamo City janë ndeshur gjithsej 30 herë, me bilancin që favorizon Egnatian, e cila ka regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo City 5 fitore. 10 takime janë mbyllur në barazim. Sa i përket golave të shënuar, Egnatia ka realizuar 37 gola, ndërsa Dinamo City 19.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin me fitimin e një trofeu të rëndësishëm.

Biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë vijojnë të jenë në shitje dhe mund të blihen online në ebileta.al, në linkun: Biletat e ndeshjes Egnatia – Dinamo City.