Egnatia ndal Partizanin nga fitoret! Ekipi i Tetovës ia del me të kuqtë, Dinamo përmbys Vorën

Egnatia ka ndaluar tre fitoret radhazi të Partizanit. Ekipi i drejtuar nga Tetova arriti të fitonte me shifrat 2-1 kundër Partizanit. Goli i parë i takimit u realizua nga Buric në minutën e 42. Ndeshja u komplikua në fund për vendasit pasi Xhemajli në minutën e 86 u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Egnatian me 10 lojtarë.

Megjithatë vetëm katër minuta më vonë, Ndreca realizoi golin e dytë duke i dhënë qetësinë Egnatias. Partizani do të ngushtonte diferencën në të 2 e shtesës për ta dërguar rezultatin në 2-1 me anë të Ongunleye. Po aq ishin shifrat edhe tek Dinamo-Vora. Bardhi do të shënonte golin e parë të takimit për Vorën në minutën e 23, ndërsa Teixeira barazoi për Dinamon në të 49. Bregu do të shënonte golin e dytë të takimit dhe të fitores, për t’i dhënë tre pikë shumë të çmuar ekipit të Dajës. /Sport Ekspres/