Historike/ Drita dhe Shkëndija bëjnë krenarë tifozët shqiptarë, kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

Drita dhe Shkëndija kanë hyrë në histori. Për të parën herë, dy klubet shqiptare kanë siguruar kalifikimin për në fazën me eleminim direkt në një kompeticion të UEFA-s. Shkëndija u mposht sot me shifrat 1-0 nga AEK Larnaka, ndërsa Drita humbi me shifrat e thella 3-0 përballë Rajo Vajekanos. Megjithatë, këto dy disfata nuk ndikuan në fatin e kualifikimit.

Si kuqezinjtë e Tetovës, ashtu edhe skuadra gjilanase janë renditur përkatësisht në vendin e 22-të dhe të 20 të Ligës së Konferencës. Duke qenë mes 24 më të mirave, të dyja skuadrat kanë prerë kështu biletën për në fazën “play off” të këtij kompeticioni./Sport Ekspres/