“Më dërgoi në foto një tufë parash dhe një çantë Louis Vuitton”! Influenceria tregon sesi Lamine Yamal u përpoq ta josh

Lamine Yamal nuk është vetëm një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës në fushë, por edhe një figurë publike në ngritje, jeta e të cilit larg futbollit vazhdon të tërheqë vëmendjen. Por, ndërsa ngritja e tij sportive ka qenë meteorike, shqetësimet po rriten në lidhje me zhurmën e vazhdueshme që rrethon yllin e ri dhe një polemikë e re e ka rikthyer Yamal në qendër të vëmendjes.

Këtë herë për shkak të asaj që postoi influencuesja Carla Aish. Duke folur në podkastin Batmowli, Aish pretendoi se ishte kontaktuar nga një futbollist i famshëm në një përpjekje për ta impresionuar duke i dërguar një foto të një tufe me kartëmonedha dhe një çante Louis Vuitton. Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Lamine-n, komentet e saj nuk lanë vend për dyshime, duke nënkuptuar yllin e ri të Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/