Në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit është duke u organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”. Futbolli shqiptar do të kurorëzojë më të mirët e këtij viti. Në këtë ceremoni nuk kanë munguar as çmiment për lojtarët e Kombëtares shqiptare.
Mario Mitaj ka fituar çmimin “Zemra kuqezi”, ndërsa kapiteni Gjimshiti është përzgjedhur nga futbollistët e ekipit kombëtar si lojtari kuqezi i vitit. Ndërkohë, Armand Duka zbuluar edhe fituesin e çmimit “Ëndërr botërori”, që ka shkuar për të gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/