Në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit është duke u organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”. Futbolli shqiptar do të kurorëzojë më të mirët e këtij viti.
“Këpuca e Artë” është trofeu i parë i shpërndarë. Esteban Kambiaso i ka dorëzuar çmimin Bekim Balajt, i cili e mbylli sezonin e shkuar si golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore”-s. Ndërkohë, në kategorinë e vajzave është Megi Doçi ajo e cila ka fituar “Këpucën e Artë”./Sport Ekspres/