Sokol Kushta, legjenda e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Teksa flitej për Tiranën, Kushta dha mendimin e tij sa i përket situatës së bardhebluve dhe polemikave për ndeshjen e fundit.
“Tifozët e Tiranës duhet të distancohen pak nga tifozllëku, të bëjnë edhe disa kritika të shëndetshme. Nuk është më faj vetëm arbitri apo anësori. Vjet ishin për të dalë dhe i ndihmoi një autogol i Pogradecit, sivjet janë prapë për të dalë. Pra nuk ta ka fajin një penallti e dhënë apo e padhënë. Ka dy tre vite që Tirana nuk është më ajo që unë njoh, këtë duhet të diskutojmë”, tha Kushta. /Sport Ekspres/