Qazim Laçi ka shënuar në Turqi në fitoren 3-0 të Rizesporit kundër Eyupsporit. Mesfushori shqiptar ka realizuar golin e parë për Rizesporin në fundin e pjesës së parë. Një gol i realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, teksa e ka hedhur portierin në krahun e kundërt.
Por jo vetëm Qazim Laçi, ka disa lojtarë të Shqipërisë që po marrin besimin për të ekzekutuar 11-metërshin. Nedim Bajrami ka shënuar te Rangersi në një formë të tillë, Rei Manaj në skuadrën e tij po ashtu, Jasir Asani te Esteghali dhe Asllani te Torino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/