Një mbrëmje e pafatë për Medon Berishën. Mesfushori shqiptar ka lënë lojën përpara kohe. Vetëm 11 minuta në fushë kundër Pizës dhe është detyruar të largohet me barrelë jashtë vijës anësore.
Me sytë thuajse të përlotur, Berisha është është përcjellë jashtë lojës me brohorimat e duartrokitjet e tifozerisë. Mbetet për t’u parë se në çfarë shkalle do të jetë ky dëmtim, i cili ka ardhur në periudhën kur lojtari i Leçes po përjetonte një formë të jashtëzakonshme në Serinë A./Sport Ekspres/