Ligji për sponsorizimit mbetet ende një plagë për sportin shqiptar. Mungesa e këtij ligji mban biznesin larg sportit, duke hequr kështu mundësinë e mbështetjes financiare, aq shumë të nevojshme për klubet dhe sportistët në Shqipëri. Kreu i grupit parlamentat të PS-së, zoti Taulant Balla, e ka ngritur këtë çështje në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në foltore, ai u ka kujtuar kolegëve të tij se ligji aktual nuk i lë mundësi biznesit që të investojë në sport dhe në art. Balla ka kërkuar nga ministrat që të zbatojnë porosinë e Kryeministrit Rama dhe të sjellin në Kuvend ligjin e sponsorizimit
“Sa i përket shqetësimit të drejtë të mosfunksionimit deri më tani të asaj që gjoja është në ligj, që mund ta përdorin sportet dhe arti për sponsorizimit. Zoti Ministër i Financave, kjo nuk funksionon. E kemi diskutuar së bashku. Edhe ju zoti Ministër i Sporteve, edhe kjo që keni sjellë ju, edhe kjo që sjell zoti Braçe nuk i lë mundësi fare biznesit që një pjesë të fitimit të vetë t’ja japë sportit. T’ju them të drejtën, më vjen keq që ministrat nuk e kanë zbatuar porosinë e Kryeministrit që më 11 shtator, kur ju ka kërkuar që të sillni në Kuvend ligjin për sponsorizimet. Po jua kujtoj unë sot”, ka deklaruar Taulant Balla./Sport Ekspres/