Armando Broja ka luajtur për herë të parë si titullar në Premier League me fanellën e Burnley. Një aktivizim ndoshta i papritur për shumë tifozë, por disi i paralajmëruar nga trajneri Scott Parker. Vetëm pak ditë më parë Parker foli sërish për aftësitë e Brojës duke e quajtur si një sulmues të kalibrit të lartë. Një vlerësim që nuk korrenspondonte me minutat që Parker i ka besuar Brojës në fushën e lojës, pasi shqiptari po aktivizohej vetëm nga 10 minuta në çdo ndeshje. Pas disa humbjeve të Burnley, trajneri Scott Parker u shpreh se kundër Neëcastle do të bëhej befasia dhe ajo ndeshje do të fitohej ose barazohej nga Burnley.
Një ndeshje në transfertë ndaj një Neëcastle të pathyeshëm në shtëpi ishte sigurisht një bast i madh. Parker paralajmëroi një surprizë dhe bëhej fjalë për sulmin atje ku u aktivizua Bruno Larrsen dhe Armando Broja si surprizat e mëdha. Armando Broja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa luajti për 84 minuta në fushën e blertë.
Madje në momentin kur Broja doli, Parker nisi që ta duartrokiste që pa dalë mirë nga fusha. Më pas kur Armando e kaloi vijën kufizuese, trajneri e ka përqafuar duke i dhënë disa fjalë inkurajuese dhe vlerësuese për gjithë ndeshjen e bërë. Sulmuesi ishte ende i pakënaqur me veten pasi nuk shënoi, por për shkak të super ndeshjes së bërë, Parker nuk i kurseu të gjitha lëvdatat për të duke ia thënë në sy për t’i dhënë edhe një dozë morale shumë të madhe.
Sa i përket ndeshjes së bërë, në pjesën e dytë, Armando Broja e ngriti performancën në mënyrë shumë të dukshme. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 dhe me një karton të kuq të Burnley. Kështu Broja bëri një repart të sulmit i vetëm, pa asnjë shok të skuadrës dhe mes shumë lojtarëve kundërshtarë. Sa herë që shqiptari prekte topin, rrethohej nga 3-4 lojtarë të Newcastle.
Në shumë raste shqiptari arriti që të fitonte duelet duke marrë një rivënie anësore apo duke fituar një faull i vetëm mes 4 lojtarëve kundërshtarë, pa pasur asnjë shok të ekipit në hapësirë për shkak të penalizimit me karton të kuq dhe forcës së Neëcastle, vecanërisht në shtëpinë e saj. Kjo ishte edhe arsyeja se pse Parker nuk i kurseu duartrokitjet dhe fjalët motivuese për Armando Brojën në sy të publikut. Nëse te Shqipëria ka pasur performanca me ulje-ngritje, performancat e Brojës te Burnley nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Por prova e sotme mund të quhet e kaluar për shqiptarin që nëse vazhdon kështu, do të marrë fanellën e titullarit te Burnley. /Sport Ekspres/