Juxhin Xhaja ka përmbushur me sukses detyrën e tij në arenën europiane. Trupa shqiptar e arbitrave kanë ndarë drejtësinë në duelin e sotëm mes Hofenhajmit dhe Steauas së Bukureshtit. Ndeshja e vlefshme për raundin e 6 të Ligës së Europës ka përfunduar me rezultatin 0-0. Skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga fusha, teksa me pikën e fituar sot, Hofenhajmi është ngjitur në vendin e 24-t, ndërsa Steaua e Bukureshtit në vendin e 7 në renditje.
Ndërkohë në kompeticionin tjetër europian, atë të Ligës së Konferencës, një lojtar shqiptar ka vendosur fatin e takimit Legia Varshavë-Lugano. Skuadra e Çelhakës është mposhtur në shtëpi nga zviceranët, të cilët përmbysën rezultatin në 1-2. Goli i përmbysjes u shënua nga Albian Hajdari./Sport Ekspres/
ALBIAN HAJDARI ????(2003) TAKES THE COMEBACK LEAD!!!
?? @GoalsXtrapic.twitter.com/F4AvdmPprW— Football Report (@FootballReprt) December 12, 2024