Napoli fiton tjetër ndeshje në Serinë A dhe shkon 22 pikë! Kampionati fitohet duke “mbytur” të voglat, e njihni Conte-n apo jo?

Napoli ka fituar një tjetër ndeshje në Serinë A. Ekipi i Conte ka fituar në shifrat 1-0 ndaj Lecce, ndërsa tani shkon në kuotën e 22 pikëve, me 1 ndeshje më shumë të zhvilluar se Interi i vendit të dytë që numëron 17 pikë.

Por në këtë ndeshje të sotme, Napoli kishte edhe një gjyqtarin kundër. Një gol i anuluar për Di Lorenzon dhe një penallti e padhënë, shumë e kritikuar në Itali. Statistikat flasin qartë 24 tentativa për gol nga Napoli, që në fund arriti të realizonte me Di Lorenzon.

Për këdo që është ndjekës i futbollit prej vitesh, e di fare mirë mënyrën sesi Conte fiton kampionatet, vecanërisht në Serinë A. Nëse fiton të gjitha ndeshjet ku je i detyruar të fitosh, ndaj ekipeve të quajtura të vogla, gabimet e bëra në ndeshjet e mëdha dhe direkte për titull janë fare të parëndësishme. Kështu Conte po vazhdon edhe te Napoli, 5 fitore nga 5 ndeshje të luajtura në shtëpi dhe thuajse pa asnjë aksident rrugës me ekipet e vogla, te Napoli nuk po tallen, janë kandidatë serioz për të fituar Skudeton. /Sport Ekspres/