Cristian Shpendi i shënon gol Breshias, tani është golashënuesi më i mirë në Serinë B

Cristian Shpendi po vazhdon me golat e shënuar te Cesena. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 ka arritur që të realizojë në takimin mes Cesenas dhe Breshias. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-0, teksa në minutën e 15 do të vinte goli i shqiptarit.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Shpendi do të arrinte që të shënonte. Ky është goli i pestë në këtë kampionat për Shpendin, që përkohësisht ka marrë kreun e golashënuesve të Serisë B, me një gol më shumë të shënuar se ndjekësit e tij. Megjithatë Cristiani ka ende edhe 45 minuta të tjerë për të krijuar më tepër distancë në kreun e tabelës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/