Të hënën e ardhshme sytë e futbolldashësve do të kthehen drejt Parisit. Në kryeqytetin francez do të mbahet ceremonia e Topit të Artë dhe në opinionin sportiv prej kohësh kanë nisur diskutimet se cili do të jetë lojtari që do ta marrë në duart e tij këtë trofe prestigjoz. Tieri Henri ka dhënë votën e tij për Rodrin. Sipas tij, mesfushori spanjoll e meriton Topin e Artë më shumë se sa Viniciusi në këtë moment.
“Kë do të votoja për Topin e Artë? Rodrin. Njerëzit harrojnë për mesfushorët dhe se çfarë bëjnë ata. Ata janë zemra e ekipit. Edhe ai ishte zemra e Mançester Sitit. Nuk fitoi Ligën e Kampionëve, por fitoi Europianin. Viniciusi nuk performoi mirë në Kupën e Amerikës”, ka thënë Tieri Henri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/