Qazim Laçi do të luajë sot një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës së tij. Mesfushori shqiptar është përzgjedhur nga minuta e parë për t’i bërë ballë një prej ekipeve më të mira të botës. Laçi do të sfidojë yjet e Guardiolës në javën e tretë të Champions League-s. Ndërkohë, tre shqiptarët e tjerë, Krasniqi, Tuci dhe Rrahmani do ta fillojnë ndeshjen nga stoli.
Po në stol do të jetë edhe lojtari shqiptar më në formë i momentit, Edon Zhegrova. Ky i fundit nuk është përzgjedhur nga minuta e parë kundër Atletico-s së Madridit. Po të njëjtin fat ka edhe Arbër Hoxha, i cili do të jetë i disponueshëm në stolin e rezervave për përballjen kundër Salzburg-ut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/